Skuadra e Manchester Unitedit ka kthyer interesim për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly që do të largohet nga ekipi italian gjatë kësaj vere.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Unitedi është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e Koulibalyt, ofertë kjo që pritet ta bind skuadrën e Napolit.
Koulibaly ka njoftuar Napolin se dëshiron të largohet nga klubi pasi sezonin tjetër nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe tashmë është nxjerrë në shitje. Gjatë këtij muaji, Unitedi edhe zyrtarisht pritet të futet në negociata me Napolin për të arritur marrëveshjen rreth transferimit të Koulibalyt.
Senegalezi 29-vjeçar është pjesë e Napolit prej vitit 2014 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Në edicionin e fundit, Koulibaly ka regjistruar 37 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.