Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kërkon fitoren e tetë rresht

Napoli i Amir Rrahmanit do të kërkojë vazhdimin e formës së mirë dhe synon fitoren e tetë rresht në elitën e futbollit të Italisë.

Napolitanët të shtunën e hapin xhiron e 24-t të Serie A të Italisë.

Luajnë në udhëtim tek Empoli në ndeshjen që nis në orën 18:00.

Nikoqiri i Napolit është pa fitore në katër ndeshjet e fundit.

Një fitore e mundshme do ta dërgonte Napolin me 18 pikë më shumë në krye të tabelës në krahasim me skuadrën e vendit të dytë, Interin.
Interi të dielën në mesditë luan në udhëtim te Bologna.

Edhe Napoli synon të shkëputet në tabelë Futboll Napoli synon të shkëputet në tabelë

Napoli synon që të vazhdojë me suksese në sezonin e jashtëzakonshëm, pas fitores 2:0 në Frankfurt të martën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Të përzgjedhurit e trajnerit Luciano Spalletti nuk duket se do të ndalen. Spalletti ka bërë thirrje që duhet të jenë të qetë dhe t’i marrin ndeshjet një nga një.

Për skuadrën e tij do të ishte titulli i tretë në Serie A.

Dy titujt e parë napolitanët i fituan në vitin 1988 dhe 1990 kur në skuadër patën legjendën argjentinase, Diego Armando Maradonën.

Nëse e kalon Frankfurtin në “Champions”, për Napolin do të ishte çerekfinalja e parë në histori të klubit në këtë garë.

Edhe Napolin e pret derbi me Lazion Futboll Napolin e pret derbi me Lazion

Në futbollin e Italisë, Napoli ka lëshuar vetëm shtatë pikë në 23 ndeshje.

Kjo skuadër e ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Ka shënuar 56 gola, ndërsa ka pranuar vetëm 15.

Kampioni në fuqi, Milani, ballafaqohet me Atalantan, të dielën në orën 20:45.

Për Milanin është ndeshje e rëndësishme për shkak se lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Milani është i katërti me 44 pikë, kurse Atalanta e gjashta me 41 pikë.

Edhe Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë Futboll Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë

Xhiroja e 24-t në Serie A mbyllet të martën me derbin torinez, Juventus – Torino.

Ky ballafaqim nis në orën 20:45.