Napoli i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, do të mundohet ta fitojë ndeshjen e xhiros së tetë të Serie A në udhëtim tek Empoli të dielën në mesditë, dhe të shkëputet në tabelë.
Empoli – Napoli luhet nga ora 12:30. Napoli i pari pas shtatë ndeshjeve ka 16 pikë, dy më shumë se Interi. Juventusi, Lazio dhe Udinese kanë nga 13 pikë, në vendin dy, tre dhe katër.
Napolitanët synojnë që t’i shfrytëzojnë gabimet e mundshme të ndjekësve.
Interi ka udhëtim të vështirë dhe në “Olimpico” luan ndaj Romës të dielën nga ora 20:45.
Ndërkohë, Juventusi të shtunën nga ora 20:45 ballafaqohet me Lazion.
Milani të shtunën në orën 18:00 takohet me Udinesen.