Mesfushori Ardon Jashari ka gjasa të mira që sezonin e ardhshëm të paraqitet në Serie A. Sajti italian “Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten se skuadra e Napolit ka shfaqur interesim të madh për Jasharin.
Madje, thuhet se Napoli tashmë ka nisur kontaktet me skuadrën e Luganos për Jasharin, të cilin e sheh si lojtar me potencial të madh për të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashari 20-vjeçar është njëri prej talenteve më të vlerësuar në futbollin zviceran, ndërsa në fillim të këtij viti është promovuar në ekipin e parë të Luganos, ku ka impresionuar me paraqitjet e tij.
Këtë edicion, Jashari ka katër asistime në 17 paraqitje për Luganon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Po ashtu, Jashari është përfshirë edhe në listën e përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Pjesë e këtij liste, janë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.