Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi ka refuzuar ofertën e Torinos, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën nga La Liga, Levanten.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se Mustafi tashmë ka firmosur kontratën me Levanten, që do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim. Ai është pajtuar me kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
29-vjeçari te Levante do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Schalken në fund të sezonit të shkuar.
Mustafi ka luajtur në La Liga te Valencia prej vitit 2014 deri në vitin 2016, përpara se t’i bashkohet Arsenalit për 41 milionë euro. Ai gjithashtu ka bërë karrierë edhe në Serie A, te Sampdoria.