Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, pritet të rikthehet në Itali, te skuadra e Sampdorias. “Calciomercato” ka shkruar të hënën se Mustafi është në negociata me klubin italian dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet brenda kësaj jave.
Ai te Sampdoria do të transferohej si lojtar i lirë, pasi në fund të edicionit të shkuar i ka skaduar kontrata me Levanten.
Atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër te Sampdoria, ekip që bën gara në Serie B.
31-vjeçari ka luajtur për më shumë se dy vjet te Sampdoria dhe e pati ndihmuar të ngjitet në Serie A, përpara se të largohej në vitin 2014 për t’u transferuar te Valencia. Mustafi, karrierë ka bërë edhe te skuadra e Arsenalit dhe Schalke.