Pas zyrtarizimit të Pajtim Kasamit, Sampdoria është duke u munduar ta transferojë edhe ish-fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafin. Mustafi mund të transferohet te skuadra e kategorisë së dytë të futbollit italian, kanë shkruar të enjten mediumet italiane.
Qendërmbrojtësi 31-vjeçar po e shikon mundësinë që ta afrojë atë vetëm deri në fund të këtij sezoni. Mustafi luajti për Genoan nga viti 2012 deri në vitin 2014.
Karrierë ka bërë edhe te Valencia dhe Arsenali, e te Schalke po ashtu. Së fundmi ishte pjesë e Levantes, por është pa skuadër që prej fundit të edicionit të kaluar. “Dua të luajë edhe disa vjet. Jam 31-vjeçar dhe natyrisht se dua të provojë”, ka thënë Mustafi së fundmi për “transfermarkt.de”.
“Nuk dua të përshëndetem nga futbolli në këtë mënyrë. Padyshim se jo”, ka theksuar ai.