Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi diskuton largimin nga Arsenali

Arsenalit do t’i largohet edhe një tjetër fitues i Kupës së Botës. Shkodran Mustafi është në bisedime për t’u larguar nga Arsenali para se t’i përfundojë kontrata, raporton “football.london”.

Ditë më parë u largua Mesut Ozil, ndërsa trajneri Mikel Arteta mendon të largojë edhe disa lojtarë tjetër. Mustafi e Ozil kanë qenë bashkë kur me Gjermaninë fituan Kupën e Botës në vitin 2014. Mbrojtësi shqiptar me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai karrierë ka bërë edhe te Valencia, Sampdoria, dhe te të rinjtë e Evertonit dhe Hamburgut. Këtë edicion për Arsenalin në të gjitha garat ka luajtur nëntë ndeshje.