Shkodran Mustafi ka vendosur të largohet në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Arsenali. Mbrojtësi shqiptar është në kërkim të një skuadre të re pasi nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te londinezët.
Sipas mediave angleze, për fituesin e Kupës së Botës me Gjermaninë, të interesuara janë dy skuadra. Së fundmi në garë për 28-vjeçarin ka hyr edhe Evertoni dhe Valencia. Mustafin u transferua te Arsenali, në vitin 2016-të pikërisht nga skuadra spanjolle Valencia. Por, raportohet se edhe Schalke është në garë.