Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi mund të transferohet në Bundesligë

Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali. Mbrojtësi shqiptar është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe mund të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm 43 minuta në Premierligë dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Për Mustafin së fundmi interesim kanë shprehur dy skuadra nga Bundesliga.

Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin janë dy skuadrat që prej kohësh po duan shërbimet e mbrojtësit.

Që të dyja ekipet duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk duan të rrezikojnë të presin në verë.

Mustafi është pjesë e Arsenalit, që nga viti 2016, kur u transferua nga Valencia për 41 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm