Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kujtim Mustafi: Shkodrani do të largohet nga Arsenali më së voni në verë

Shkodran Mustafi nuk do të largohet nga Arsenali. Këtë e ka konfirmuar babai dhe menaxheri i Shkodranit, Kujtimi në një intervistë për “transfermarkt.de”.

“Unë kam lexuar thashetheme të shumta këto ditë, por aktualisht nuk ka asnjë diskutim për prishje të kontratës. Fakti është se Shkodrani do të largohet nga klubi më së voni në verë”, ka thënë Kujtim Mustafi.

Mustafi 28-vjeçar ka pasur pak hapësirë këtë edicion te Arsenali duke luajtur vetëm nëntë ndeshje në të gjitha garat. Kontrata me Arsenalin i skadon në fund të këtij edicioni. Më herët karrierë ka bërë edhe te Valencia, Sampdoria dhe te të rinjtë e Evertonit e Hamburgut.