Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi ndalet në gjysmëfinale të Kupës

Fenerbahçe ka pësuar 3:1 në shtëpi nga Trabzonspori, të martën mbrëma. Ishte kjo ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Turqisë në futboll.

Në krye të sulmit te Fenerbahçe gjatë gjithë ndeshjes ishte Vedat Muriqi. Por sulmuesi i Kosovës nuk ia ka dalë të gjejë rrugën drejtë portës.

Trabzonspori e kishte fituar 2:1 ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur që më 3 mars. Me dy fitore Trabzonspori kaloi në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Alanyaspori dhe Antalyaspori. Alanyaspori e ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1:0.