Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq vazhdon me fitore me Adana Demirsporin

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit të Turqisë me skuadrën e Adana Demirsporit.

Adana Demirspori të dielën fitoi në udhëtim te Rizespori me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 24-rt në Superligën e Turqisë.

Birkir Bjarnason e shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 27-të, ndërsa Mario Balotelli i shënoi dy golat tjerë të fitores në minutën e 33-rt dhe të 71-të.

Portieri shtatlartë i Kosovës, Muriq, ishte titullar edhe në këtë ballafaqim por u zëvendësua shkaku i lëndimit në minutën e 79-të nga portieri Ferhat Kaplan.

Adana Demirspori pas 24 ndeshjeve ka 40 pikë dhe është në vendin e tretë në tabelë.