Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aro Muriq mposhtet nga Yeni Malatyaspori

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pranuar gol në minutën e 77-të të ndeshjes.

Në fund, Adana Demirspori u mposht me rezultatin 1:0 në udhëtim te Yeni Malatyaspori në kuadër të xhiros së 28-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Golin e fitores për vendësit e realizoi Mounir Chouiar.

Adana Demirspori është në pozitën e pestë me 45 pikë.

Yeni Malatyaspori, që pozicionohet në vendin e fundit me 20 pikë, fitoi për herën e parë që prej 22 tetorit të vitit të kaluar.