Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq nuk pranon gol, Adana barazon me Antalyasporin

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, e ka mbajtur portën e paprekur edhe në një ndeshje tjetër të elitës së futbollit të Turqisë.

Muriq e kompletoi një tjetër ndeshje me skuadrën e Adanas që të premten mbrëma barazoi pa gola me Antalyasporin, në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Turqisë.

Ishte ndeshja e shtatë në elitën e futbollit të Turqisë, që portieri i “Dardanëve” përfundon ndeshjen i pamposhtur.

Admir Mehmedi te Antalyaspori u inkuadrua nga minuta e 74-të. 

Adana Demirspori ka 45 pikë pas 27 ndeshjeve dhe renditet në vendin e katërt.