Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq mban portën e paprekur në fitoren e thellë të Adanas

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, e ka mbajtur portën e paprekur në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit të Turqisë.

Muriq 23-vjeçar me Adana Demirsporin fituan të shtunën me rezultatin 5:0 kundër Karagumrukut.

Adana Demirspori është në formë të mirë dhe po lufton për ta zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ka 37 pikë në pozitën e tretë. 37 pikë i ka edhe Fenerbahçe i vendit të katërt.