Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq mban portën e paprekur

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka mbajtur portën e Burnleyt të paprekur në ndeshjen e xhiros së 27-të të “Championshipit” të Anglisë.

Muriq ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen në portë te Burnley, që të shtunën fitoi përballë Coventryt me rezultatin 1:0.

Fitoren skuadra e tij e arriti vetëm në minutën e 82-të kur Jordan Beyer e shënoi golin e pikëve të plota.

Burnley është lider dhe po shkon sigurt drejt Premier Leagues angleze.

Ka 59 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se vendi i dytë dhe 16-të më shumë se vendi i tretë.

Artikuj të ngjashëm