Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pësuar disfatë në elitën e futbollit të Turqisë.
Skuadra e reprezentuesit të Kosovës, Adana Demirspori, të premten në mbrëmje u mposht në udhëtim te Giresunspori me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 35-të.
Umut Nayir në minutën e 21-të dhe Serginho në minutën e 48-të, shënuan në portën e Muriqit, i cili e kompletoi një tjetër ndeshje në Superligën e Turqisë.
Adana Demirspori me këtë disfatë bën hap të gabuar në luftën për arritjen e një pozite që dërgon në garat evropiane.
Zë pozitën e pestë me 52 pikë në 35 ndeshje. Ndërkohë, Giresunspori me këtë fitore i shpëton rënies nga elita e futbollit turk. Ka 43 pikë, 13 më shumë se zona që dërgon një rang më poshtë në futbollin e Turqisë. Në Turqi kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit.
Edhe
Aro Muriq mposhtet nga Yeni Malatyaspori
Në ndeshjen tjetër të Superligës së Turqisë, ndërmjet Fenerbahçes dhe Gaziantepit, fitues dolën vendësit që fituan 3:2.
Mërgim Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 86-të.