Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq titullar në barazimin e Adana Demirsporit

Portieri Arijanet Muriq ka qenë titullar në barazimin e Adana Demirsporit kundër Goztepes si mysafir 1:1. Ndeshja është zhvilluar të dielën dhe i ka takuar javës së 19-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Adana ishte duke fitua nga minuta e 16-të me golin e Mario Balotellit. Por, 12 minuta para fundit vendasit barazuan me autogolin e Khadim Rassoul.

Për portierin e Kosovës dhe skuadrës turke, Aro Muriq ishte ndeshja e nëntë radhazi që është titulluar te skuadra turke.

Me 30 pikë, Adana Demirspori zë vendin e pestë në Superligën e Turqisë. Derisa Goztepe është e 19-ta me 15 pikë.