Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq në stol, Balotelli shënon në fitoren e Adana Demirspor

Foto: Getty Images

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq, po shndërrohet në rezervist të rregullt te skuadra e Superligës turke, Adana Demirspor.

Muriqi të premten përcolli nga stoli fitoren 2:1 të Demirsporit në udhëtim ndaj Antalyasporit. Ishte kjo ndeshja e katërt rresht që 22-vjeçari mbeti në stolin e rezervistëve. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.

Golin e parë për Adana Demirspor e shënoi sulmuesi Mario Balotelli.