Luis Muriel do të largohet në fund të sezonit nga Atalanta. Sipas “Calciomercato”, sulmuesi ka vendosur t’i ndajë rrugët me skuadrën nga Bergamo.
31-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023, por do të lirohet në fund të këtij sezoni.
Muriel pritet të mbetet në Kampionatin italian.
Kolumbiani ka nisur kontaktet me skuadrën e Romës dhe mund të transferohet gjatë verës.
Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë nëntë asistime.