Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriel drejt Orlando Cityt

Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel është pajtuar t’i bashkohet skuadrës Orlando City që garon në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi kolumbian është gati për aventurën e re, ka njoftuar “Corriere di Bergamo” të martën.

Kontrata e Murielit me Atlanatan skadon në qershor të këtij viti. Raportohet se Atalanta prej shitjes së Murielit do të fitoj rreth katër milionë euro.

Ai shënoi 68 gola në 184 ndeshje, duke përfshirë dy gola në 18 paraqitjet e edicionit aktual në Serie A.