Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel, sërish është i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi gjatë këtij afati kalimtar, përcjellë “Tuttomercatoweb”, të premten.
Mësohet se Juventusi ka rinisur negociatat me Atalantan për ta bindur në lirimin e Murielit.
Atalanta për kartonin e 31-vjeçarit po kërkon të paktën 15 milionë euro.
Muriel ka kontratë me Atalantan deri në vitin e ardhshëm, kurse në Serie A ka luajtur edhe për Udinesen, Leccen, Sampdorian e Fioretinan.
Sezonin e shkuar, ai shënoi 14 gola dhe bëri 10 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.