Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i francezit Anthony Martial, ka shkruar “The Sun”.
Martial gjatë afatit kalimtar të janarit u huazua te Sevilla nga Manchester Unitedi, por thuhet se sulmuesi nuk është aspak i kënaqur në Spanjë.
Prejse iu bashkua Sevillas, ai ka regjistruar vetëm pesë paraqitje dhe nuk po arrin të adaptohet në sistemin e lojës të ekipit nga Spanja.
Te Juventusi po besojnë se mund ta sigurojnë Martialin për 15 milionë euro, duke pasur parasysh se francezi më herët kishte kërkuar edhe largimin nga Manchester Unitedi.
Martial ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2024. Ai këtë edicion ka regjistruar 19 paraqitje në total, duke shënuar dy gola dhe asistuar vetëm një herë.