Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi thotë se Prishtina e mposhti vetveten

Trajneri Ismet Munishi ka vlerësuar pas disfatës nga Drenica të dielën se skuadra e tij pranoi dy gola shumë të lehtë.

Ai ka fajësuar edhe fushën në stadiumin “Bajram Aliu” duke thënë se ishte e rënduar.

“Çfarë të them. Pjesën e referimit nuk dua ta komentoj, le të mbetet në ndërgjegjen e këtij referi dhe të tjerëve. Sa i përket ndeshjes, golin e parë ia dhamë vetes. Edhe fusha ishte e rënduar, ndoshta është pasi ne stërvitemi në bar sintetik. Në momentin kur ne duhej ta shënonim golin për 2:0, ne shkaktuam penallti. Nuk e di se a ishte. Pësuam dy gola. Megjithatë, angazhimi i futbollistëve nuk ka munguar, por në ndeshje të tilla duhet të jemi më syçelë”, është shprehur Munishi.