Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi i kënaqur me fazën ofensive

Prishtina e shënoi fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë këtë edicion, me rezultatin 2:1 ndaj Ferizajt.

Dhe fakti që Prishtina realizoi dy gola të shtunën në kryeqytet, e ka gëzuar trajnerin e “bardhekaltërve”, Ismet Munishin.

Munishi tha se edhe në duelet tjera skuadra ka luajtur mirë, por nuk ka shënuar.

“Me pjesën e sulmit kam qenë shumë i kënaqur. Në fakt, ne edhe në disa ndeshje tjera kemi luajtur shumë mirë në pjesën ofensive, kemi qenë të rrezikshëm, por nuk kemi shënuar. Sot bëmë një ndeshje të madhe. Megjithatë, nuk duhet të marrim gola të tillë. Duhet t’i shmangim disa gabime”, ka thënë Munishi, i cili theksoi se kampionati është i gjatë dhe gjithçka është e mundur.