Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi: Prishtina po sulmohet nga të gjitha anët

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë se skuadra e Prishtinës meriton të respektohet më shumë, nga të gjitha.

Prishtina të shtunën pësoi disfatë në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll nga Dukagjini me rezultatin 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Krijuam shumë raste. E kishim edhe posedimin e topit. Por, nuk ka pasur disa situata të qarta. Duhet të jemi më syçelë. Mua më brengosin disa gjëra të tjera, të cilat nuk do t’i them tash. Klubi i Prishtinës duhet të respektohet nga të gjithë”, ka thënë Munishi fillimisht pas ndeshjes.

“Kemi pasur kundërshtarë të fortë si Ballkani e Drita. Sot krijuam shumë. Morëm gol nga pakujdesia. Ne jemi profesionistë dhe duhet të luajmë edhe me presion. Nuk jam i kënaqur me rezultatin. E kemi marrë klubin në gjendje të vështirë por nuk do të dorëzohemi, pavarësisht se sulmohemi nga të gjitha anët”, ka thënë Munishi.

Pas nëntë ndeshjeve, Prishtina ka 12 pikë në pozitën e katërt.