Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka kritikuar ashpër fushën në të cilën ekipi tij pësoi disfatë nga Malisheva, 2:1.
Megjithatë, ai ka theksuar se fitorja e Malishevës ka qenë e merituar.
“Nuk meriton të ketë këso fushe. Nuk e di a ekziston në botë apo vetëm këtu, ku topi nuk kontrollohet mirë, pasi kërcen shumë. Këtu e ka një përparësi ekipi vendas, por është gjynah edhe për lojtarët e Malishevës që luajnë këtu. Kemi pësuar gol nga ndërprerja, ku e kemi ditur se Malisheva është e fortë nga ndërprerjet. Malisheva fitoi me meritë dhe sigurisht se më vjen keq për këtë humbje”, ka thënë Munishi.