Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egbo thotë se Prishtina nuk meritoi humbjen

Trajneri Emmanuel Egbo ka thënë se Prishtina nuk meritoi humbjen nga Malisheva.

Prishtina u mposht 2:0 nga Malisheva të mërkurën.

“Në pjesën e parë administruam lojën, por janë gjëra që ndodhin. Ndonjë futbollist nuk mund ta ketë ditën e mirë. Kjo ndodh. E kemi humbur një ndeshje që nuk e kemi merituar ta humbim. Djemtë dhanë maksimumin, patëm raste, por nuk i shfrytëzuam maksimalisht. Vazhdojmë rrugën tonë, kjo duhet harruar. Prej portierëve e deri te i fundit, do ta kenë mundësinë të paraqiten. Është një ndeshje që e kemi humbur. Edhe kundërshtarët do t’i kenë momentet jo të mira dhe ne do t’i shfrytëzojmë. Edhe humbjen e parë nga Malisheva e kemi humbur nga disa episode, por përsëri ishim më të mirë. Ne po krijojmë raste, por sot ndoshta nuk ishte dita jonë për të fituar”, ka thënë Egbo.