Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi: Të luash në Kosovë është sakrificë

“Të luash në futbollin e Kosovës është sakrificë”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, pas disfatës që Prishtina e pësoi nga Ferizaj të shtunën.

Trajneri Munishi ka thënë pas ndeshjes se skuadra mund të bëj gabime, por ato mund të përmirësohen. Theksoi se ekipi ka probleme tjera.

Prishtina para ndeshjes me Ferizajn reagoi nëpërmjet një fotografie për vendimin e Komisionit të Garave, për pranimin e rezultatit të duelit Dukagjini – Prishtina.

“Në futbollin e Kosovës është sakrificë për të luajtur, si në aspektin mental, si në çdo aspekt tjetër. Ndoshta edhe ndeshja e kaluar na ka penalizuar sot. Ne duhet të gjejmë forcën dhe të vazhdojmë tutje. Kemi probleme tjera. Problemet e lojës rregullohen. Është e vështirë, shumë e vështirë”, ka thënë Munishi pas takimit.

Artikuj të ngjashëm