Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi thotë se Gjilani mbetet skuadra më e dëmtuar në Superligë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, vazhdon të insistoi se skuadra që ai drejton mbetet më e dëmtuara në Superligë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Munishi shkruan se edhe përkundër kësaj, skuadra po synon trofe dhe rekorde.

“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe njëherit duke synuar trofetë dhe rekordet. SC Gjilani kjo familje e madhe”, ka shkruar Munishi.

Ky reagim i tij vjen pas barazimit që Gjilani e arriti në shtëpi kundër Llapit.

Gjilani është i dyti të tabelë me 48 pikë, tri më pak se Ballkani që është lider.