Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muniain, pozitiv në testin për koronavirus

Athletic Bilbao ka njoftuar të shtunën se futbollisti i ekipit të parë, Iker Muniain, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Muniain sipas sajtit zyrtar të Bilbaos, është mirë me shëndet dhe po e respekton protokollin e shëndetësisë. Është i izoluar në shtëpinë e tij aktualisht.

Kapiteni i Bilbaos nuk do të mund të luajë në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos të dielën në orën 18:30. Muniain po kalon formë të mirë me skuadrën baske.

Kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit realizoi dy gola në 1/8 e finales, në fitoren 3:2.

Artikuj të ngjashëm