Bayern Munichu në ndeshjet e radhës duhet që t’ia dalë pa Jamal Musialan deri në njoftimin e radhës. Musiala të mërkurën gjate ditës mori përgjigje pozitive në testin për koronavirus.
“18-vjeçari është mirë me shëndet dhe aktualisht është në izolim”, ka njoftuar Bayerni të mërkurën.
Bayern Munichu të shtunën do të luajë kundër Bochumit në Bundesligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve në 1/8 e finales ballafaqohet me Salzburgun.
Artikuj të ngjashëm