Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lajmi i mirë për Bayernin, ylli gjerman kthehet në stërvitje

Jamal Musiala

Ylli gjerman që luan për skuadrën e Bayern Munchenit, Jamal Musiala, është kthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë. 

Faqja zyrtare e Bayernit të martën ka publikuar një video dhe Musiala është parë duke stërvitur me pjesën tjetër të futbollistëve. 

“Gjërat që i pëlqejmë të shohim. Jamal Musiala është kthyer në stërvitje”, shkruhet në postimin e gjigantit bavarez. 

Musiala ka qenë jashtë fushës për më shumë se pesë muaj. Ai u lëndua rëndë më 5 korrik në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germainit. 

Në një duel me Gianluigi Donnarumman, Musialas iu thye ashti fibula, ndërsa pësoi edhe lëndim të nyjes. 

Edhe Musiala kthehet pas gjashtë muajsh mungesë Futboll Musiala kthehet pas gjashtë muajsh mungesë

22-vjeçari Musiala mund të jetë i gatshëm për lojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në total deri më tani, Musiala i ka munguar Bayernit në 24 ndeshje në të gjitha garat. 
Musiala është futbollist shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe për përfaqësuesen e Gjermanisë.