Jamal Musiala pritet të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut sërish, gjashtë muaj pasi e theu këmbën e majtë në Kupën e Botës për Klube.
Trajneri Vincent Kompany ka konfirmuar të premten se Musiala mund të përfshihet për ndeshjen e Bundesligës ndaj Leipzigut të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari e pësoi lëndimin pas përplasjes me portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma, në çerekfinale të Botërorit të klubeve.
Musiala para se të lëndohej rëndë kishte 21 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat për Bayernin, që e fitoi titullin në elitën gjermane.
Ai ishte edhe prej më të mirëve në “Euro 2024” te Gjermania, duke i shënuar tri gola në pesë ndeshje.
Pritet të jetë kandidat edhe për Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.