Bayern Muncheni do të jetë pa Jamal Musialan për kohë të gjatë. Reprezentuesi i Gjermanisë, që po bënte paraqitjen e parë nga fillimi në tre muajt e fundit, lëndoi nyjën e kombës në minutat shtesë të pjesës së parë, nëndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për Klube. Bayerni u mposht 2:0 nga Paris Saint-Germaini, të shtunën mbrëma nëAtlanta.
Pamjet televizivie sugjeronin më të keqen: këmba e Musialas ishte në një kënd të panatyrshëm në krahasim me pjesën e epërme. Lojtarët përreth ishin të tmerruar.
Kësaj i parapriu një skenë që dukej e padëmshme në zonën e Parisit. Michael Olise dërgoi një top në anën e djathtë tëzonës. Pasi Sacha Boey, që ndoshta duhej të priste topin, nuk e bëri këtë, Musiala vrapoi drejt topit. Willian Pacho e mbrojti topin dhe priti portierin Gianluigi Donnarumma. Italiani bëri një lëvizje të guximshme, por edhe të rrezikshme, duke e goditur Musialan në këmbën e majtë.
Menjëherë përfundoi pjesa e parë dhe arbitri anglez, Anthony Taylor, dërgoi lojtarët në pushim. Rezultati ishte 0:0, ndërsa disa lojtarë të Parisit dhe të Bayernit qëndruan me Musialan. Ai u trajtua, u largua me barrelë dhe ndërkohë u zëvendësua nga Serge Gnabry për pjesën e dytë.
22-vjeçari mungoi në pjesën e fundit të kampionatit të kaluar për shkak të një lëndimi muskular, ndërsa u kthye vetëm për Kupën e Botës. Tani lojtari ofanziv përballet me një mungesëtjetër të gjatë. Siç është konfirmuar për "Kicker”, Musiala ka pësuar thyerje të ashtit fibula. Ai do të kthehet me ekipin nga Orlando e SHBA-së ë Gjermani. Janë planifikuar ekzaminime të mëtejme në Munih dhe më pas një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas “Bild”, atij i janë lënduar edhe disa ligamente. Musiala pritet të mungojë katër deri në pesë muaj.
Edhe
Musiala kthehet pas gjashtë muajsh mungesë
Te rasti i lëndimit, shumë gjëra shkuan keq. Por kritikat ndaj portierit të PSG-së, Donnarumma ishin të shumta. Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka thënë se nuk dëshiron qëdeklarata e tij të merret si akuzë. Por ka shtuar se portieri italian ka pranuar rrezikun e lëndimit dhe nuk ka shfaqur konsideratë.
Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, ishte më i drejtpërdrejtë.
“Ishte një situatë ku jo domosdoshmërisht duhet të ndërhysh në atë mënyrë”, ka theksuar ylli gjerman. “Ju thjesht e pranoni lëndimin e kundërshtarit tuaj, mund të ishte edhe bashkëlojtari”.
Pasi pjesa e parë përfundoi menjëherë, Neueri iu drejtua ashpër Donnarummas: “A nuk dëshiron të shkosh atje? Jamal është i shtrirë atje dhe me gjasë do të qëndrojë në spital për një kohë. Dhe mendoj se është gjë e duhur të shkosh atje në shenjë respekti, t’i dëshirosh çdo të mirë dhe t’i thuash një ‘më fal’ të vogël”.
Donnarumma e bëri këtë. Më herët, si shumica e të tjerëve, reagoi i shokuar duke mbajtur kokën me dy duart. Por kjo nuk e bindi Neuerin.
“Unë do të reagoja ndryshe. Por secili vendos për vete”, ka thënë portieri gjerman.
Edhe
Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja
Donnarumma nuk foli për media pas ndeshjes, por dërgoi një mesazh publik përmes “Instagramit”.
“Të gjitha lujtet e mia dhe dëshirat e mira janë me ty, Jamal Musiala”, ka shkruar reprezentuesi i Italisë.