Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao i bashkohet Barçës e Osasunës në gjysmëfinale

Athletic Bilbao është skuadra tjetër që ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Bilbao të enjten në mbrëmje fitoi në stadiumin “Mestalla” të Valencias me rezultatin 3:1.

Iker Muniain në minutën e 35-të shënoi për epërsinë e parë të vizitorëve.

Në minutën e 43-të, Oscar de Marcos ishte i pafat kur shënoi autogol për 1:1.

Megjithatë, Nico Williams ktheu epërsinë e Bilbaos në minutën e fundit të pjesës së parë. Ai u asistua nga Inaki Williams, vëllai i tij, i cili kishte asistuar edhe në golin e parë.

Për 3:1 shënoi Mikel Vesga nga penalltia në minutën e 74-t.

Ishte goli i fundit në ndeshje.

Artikuj të ngjashëm