Barcelona shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër gol në pjesën e dytë. Por ekipit të drejtuar nga Hansi Fick, i duhej edhe një gol për ta dërguar në vazhdime ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës.
Barcelona e fitoi 3:0 ndeshjen kthyese në “Camp Nou” ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma. Por është Atletico që kalon në finale falë fitores 4:0 në Madrid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona e mbylli 2:0 pjesën e parë.
Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi Marc Bernal në minutën e 29-të, kurse në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Raphinha shënoi nga penalltia për rezultatin 2:0 të pjesës së parë.
Barcelona shënoi golin e tretë në minutën e 72-të. Sërish realizoi talenti
Bernal për 3:0, rezultat që ishte i pamjaftueshëm për Barcelonën për të siguruar të paktën vazhdimet.
Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos. Ndeshja luhet të mërkurën. Duelin e parë e fitoi Sociedadi 1:0.