Mundësja e Kosovës, Lonisa Reka ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror U17 të mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Reka u mposht në luftën për medaljen e bronztë të enjten nga amerikania, Heather Marie Crull. Ajo u paraqit në kategorinë deri 49 kilogramë dhe në tri luftëra të zhvilluara, shënoi dy fitore e një humbje.
Në xhiron e parë, Reka mposhti gjermanen Eleni Zagliveri përpara se të pësoj nga Sviatlana Katenka për ta kërkuar të bronztën përmes repesazhit.
“Vendi i pestë në Kampionat Botëror vlerësohet sukses për Rekën, që dalëngadalë po e dëshmon se ka të ardhme të ndritur për mundjen”, shkroi Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)
Artikuj të ngjashëm
-
Lonisa Reka garon për medalje të bronztë në Botërorin U17 të mundjes
-
Vlera Qerimi mposhtet në luftë për medalje të bronztë, renditet e pesta në Evropë
-
Kosova mbetet pa medalje në Evropianin e karatesë për të rinj
-
Karate, edhe Redona Gashi siguron luftën për medalje të bronztë
-
Xhudisti Blin Kuka i pesti në EYOF