Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karate, edhe Redona Gashi siguron luftën për medalje të bronztë

Pas Behije Mustafës, edhe Redona Gashi të shtunën ka siguruar luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Gashi që garoi në kategorinë deri 50 kilogramë, u mposht në luftën e parë nga polakja Zuzanna Bernaciak, 1:0.

Luftën e parë të repesazhit e fitoi ndaj gjermanes Sidney-Michelle Ott 7:3, ndërsa më pas fitoi edhe ndaj italianes Veronica Vitali.

Në luftën për medaljen e bronztë në Evropian për grupmoshën U21, Gashi do të garojë të dielën me ukrainasen Valeria Sergaieva.