Behije Mustafa ka hyrë në zonën e medaljes të shtunën në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21 që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Mustafa fitoi tri luftëra para se të mposhtej në gjysmëfinale të grupmoshës U21.
Ajo e nisi garimin me fitore 5:1 ndaj polakes Sandra Lieske.
Më pas me rezultatin 1:0 fitoi ndaj zviceranes Sara Deuble.
Në çerekfinale mposhti karateisten nga Letonia, Kristine Nikolajenko, me rezultatin 3:0.
Ndërkohë, 3:0 pësoi disfatë në luftën e katërt nga garuesja italiane, Pia Anna Desiderio.
Mustafa ka garuar në kategorinë deri në 68 kilogramë.
Edhe
Edhe në ekipore, Kosova lufton për medaje të bronztë
Luftën për medalje të bronztë e ka të dielën.
“Ish medalistja e bronztë nga Kampionati Evropian në Tampere, vazhdon me paraqitje fenomenale në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë”, ka shkruar ndër të tjera Federata e Karatesë e Kosovës.
Kosova po paraqitet me 21 garues në Evropianin për të rinj, ndërsa është duke garuar me të gjitha simbolet shtetërore.