Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja mbërrin në Belgjikë për transferimin tek Antwerpi

Arbnor Muja ka mbërritur në Belgjikë të martën për ta kompletuar transferimin te skuadra e Antwerpit.

Drita dhe Antwerpi arritën marrëveshje për anësorin 23-vjeçar pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese mes tyre javën e kaluar në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Konferencës. Skuadra belge avancoi tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muja me Dritën pati një sezon fantastik, duke shënuar tetë herë dhe ndihmoi shokët e ekipit me 10 asistime në 31 ndeshje.

Detajet e transferimit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Muja pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore.