Arbnor Muja ka treguar një tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Antwerpit. Ai të dielën shënoi gol në fitoren e thellë 4:1 ndaj Eupenit, në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit belg.
Muja shënoi golin e katërt në minutën e 90-të. Për sulmuesin 24-vjeçar është goli i tretë i shënuar në dhjetë paraqitje në Belgjikë. Ai ditë më parë shënoi gol edhe në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo