Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muelleri ironizon me Messin, lavdëron Ronaldon

Komentet e Thomas Muellerit për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon pasi Bayerni mposhti PSG-në në Ligën e Kampionëve, janë tejet interesante dhe po diskutohen kudo.

Bayerni u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti PSG-në e Lionel Messit në të dyja ndeshjet.

Para gazetarëve, Muelleri ka thënë se sa herë që luan kundër Messit, gjërat për të shkojnë bukur. Jo edhe kur ka luajtur kundër Ronaldos.

“Kundër Messit, gjërat shkojnë gjithmonë bukur në kuadër të rezultatit. Në nivel klubesh, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ai ishte te Real Madridi”, ka thënë ai, duke lavdëruar paraqitjen e Messit në Kupën e Botës.

Mueller asnjëherë nuk e ka fshehur mendimin se Ronaldo është më i mirë se Messi.

Artikuj të ngjashëm