Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Ronaldo kritikohet më shumë se Messi?

Cristiano Ronaldo

Debati se kush është më i miri, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, vazhdon prej vitesh.

Megjithatë, shpesh diskutohet edhe pse Ronaldo kritikohet më shumë se Messi. Sipas ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, Louis Sahas, kjo lidhet me personalitetin dhe mënyrën se si të dy futbollistët paraqiten në publik.

Prej arsyeve që ka përmendur Saha është se ylli i Portugalisë, Ronaldo, flet më hapur dhe shpesh thotë se është më i miri, prandaj tërheq më shumë kritika.

Ndërsa për argjentinasin Messi thotë se është më i qetë dhe më i rezervuar.

“E nxjerr vetën në publik, duke u ekspozuar, duke thënë ‘unë jam më i miri’. Prandaj njerëzve mund të mos u pëlqejë kjo. Kjo nuk ndodh me Messin. Është një fakt shumë i thjeshtë. Dhe për këtë arsye unë gjithmonë e kam admiruar shumë, shumë Cristianon, sepse ai flet dhe shumicën e kohës i bën njerëzit të heshtin. Sidomos në ndeshjen e dytë kundër Uzbekistanit të gjithë e kritikuan, dhe ai reagoi në mënyrën më të mirë. Kjo nuk është aspak e lehtë, sidomos në moshën 41-vjeçare”, ka thënë 47-vjeçari Saha në një intervistë për “Goal”.