Golashënuesi më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, Roger Milla, ka folur për rivalitetin që kanë kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi dhe kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Messi dhe Ronaldo vazhdojnë të thyejnë rekorde, ndërsa Milla ka vlerësuar të dy futbollistët.
“Ua heq kapelën”, ka thënë Milla, i cili mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në Kupë të Botës.
Ai kishte shënuar në moshën 42-vjeçare në Botërorin e vitit 1994.
Milla është nga Kameruni.