Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kush është më i mirë sipas Henryt, Messi apo Ronaldo?

ron

Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, e ka krahasuar rivalitetin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos me legjendat e tenisit, Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Ai ka thënë se Messi dhe Ronaldo janë nga një plane tjetër.

Henry ka thënë se ndarja e tyre është gabim themelor.

“Është një gabim. Pse njerëzit duan t’i ndajnë, nëse mund t’i shijojnë të gjithë. Kam luajtur me Leon dhe e preferoj atë për një arsye sentimentale, por kjo është arsyeja pse nuk do të shkoj kurrë kundër Cristianos.

Ata janë nga një planet tjetër. Ata e kanë bërë njëri-tjetrin më të mirë, si Nadal dhe Federer. Cristiano dhe Leo janë jashtë konkurrencës”, ka thënë Henry për “Marca” të martën.

Messi e Ronaldo janë ende aktiv. Messi Luan për Inter Miamin, kurse Cristiano Ronaldo për Al Nassr.

Edhe Ronaldo mposht Messin për çmimin “BOAT” Futboll Ronaldo mposht Messin për çmimin “BOAT”

Të dy pritet të jenë në Kupën e Botës 2026.

Messi me Argjentinën e Ronaldo me Portugalinë.

Messi me Argjentinën janë kampion në fuqi të botës.