Arbnor Muçolli ka shënuar një gol në fitoren e Vejles në elitën e futbollit të Danimarkës.
Vejle të premten në mbrëmje fitoi kundër skuadrës Aarhus me rezultatin 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuçolli e shënoi golin e barazimit në 2:2, në minutën e 42-të të ndeshjes.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 19-të të Superligës së Danimarkës.
Vejle aktualisht është në pozitën e parafundit, të 11-tën, dhe ka arkëtuar 12 pikë.
Te Vejle, Muçolli luajti deri në minutën e 86-të, ndërsa Lundrim Hetemi u aktivizua në fundin e ndeshjes.
Pas një kohe të gjatë në fushën e lojës, Jack Wilshere debutoi me skuadrën e Aarhus. Ai hyri në lojë në minutën e fundit të ndeshjes.