Arbnor Muçolli ka asistuar në golin e barazimit për skuadrën e Vejles.
Të premten, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Danimarkës, Vejle barazoi me Aalborgun, 1:1.
Vizitorët kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të nëpërmjet sulmuesit Rufo Herraiz.
Megjithatë, Muçolli asistoi për brazilianin e mesfushës, Allan Goncalves Sousa, në minutën e 51-të të duelit. Ishte edhe goli final i takimit.
Në fakt, në Danimarkë, Vejle është duke luajtur në grupin e plejoutit.
Zë pozitën e nëntë në tabelë me 29 pikë. Ka shtatë pikë më shumë se Lyngby që është në vendin e 11-të, me rrezik për t’u larguar nga elita e futbollit danez. Lyngby e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Edhe
Muçolli shënon në elitën daneze
Muçolli në edicionin aktual ka shënuar tri gola dhe një asistim.
Luajti titullar në këtë ndeshje deri në minutën e 70-të, kur u zëvendësua nga reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani.