Ylber Ramadani ka triumfuar me skuadrën e tij Vejlen.
Të dielën, Vejle fitoi kundër skuadrës Sonderjyske me rezultatin 4:2, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Danimarkës, në fazën e plejoutit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamadani asistoi për Goncalves Sousan në minutën e 81-të që ishte gol i tretë, për 3:2.
Për reprezentuesin e Shqipërisë ishte asistimi i tretë i sezonit, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar.
Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 63-të. Titullar te Vejle ishin Arbnor Muçolli dhe Lundrim Hetemi. Që të dy dolën nga loja në minutën e 72-të.
Vejle është në pozitën e 10-të dhe ka 36 pikë, ndërsa Sonderjyske dy pikë më shumë në vendin e tetë.